SHTETËSIA BULLGARE

SHTETËSIA BULLGARE!

Për ata që janë të interesuar për shtetësinë bullgare, ekipi ynë i avokatëve dhe bashkëpunëtorëve do të bëjë gjithçka që munden për t’ju ndihmuar në procesin administrativ të marrjes së tij.

Rregullat themelore:

  1. Ju mund ta merrni shtetësinë bullgare në bazë të origjinës bullgare që keni ose nëse njëri prej prindërve tuaj është shtetas bullgar.

Për ta marrë shtetësinë bullgare në bazë të origjinës bullgare duhet përputhur me një kronologji të caktuar – domethënë, fillimisht duhet të evidentohet origjina bullgare dhe vetëm pastaj të aplikohet për marrjen e shtetësisë bullgare. Vërtetimi bëhet përmes Agjencisë shtetërore e bullgarëve jashtë vendit (AShBJV). Dorëzimi i dokumenteve për shtetësinë bullgare bëhet përmes Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Bullgarisë.

FAZA 1

Për ta evidentuar origjinën bullgare do të kemi nevojë për dokumentet e mëposhtme:

  1. Çertifikata e lindjes;
  2. Kopje e dokumentit të identitetit që tregon saktë shtetësinë dhe adresën e regjistruar;
  3. Dokument që provon origjinën bullgare të një të prejardhërsve të kërkuesit (nëna, babai, gjyshi, gjyshja etj.);
  4. Deklarata për ndërgjegjësimin kombëtar bullgar;

Dorëzimi i dokumenteve bëhet personalisht në ndërtesën e Agjencisë shtetërore për bullgarët jashtë vendit (AShBJV) në Sofje. Për këtë qëllim, një përfaqësuesi ynë do të jetë i pranishëm me Ju!

FAZA 2

Dorëzimi i dokumenteve për marrjen e shtetësisë bullgare në Ministrinë e Drejtësisë.

Dokumentet të nevojshme:

  • Një kopje të Çertifikatës së lindjes ose kopje të vërtetimit të lindjes të lëshuar nga një autoriteti kompetent përkatës bullgar ose i huaj;
  • Një Vërtetim i gjendjes gjyqësore nga vendi i së cilës aplikuesi është shtetas. Nëse ai / ajo banon për një kohë të gjatë në Republikën e Bullgarisë ose në një vend të tretë, ai / ajo duhet të paraqesë një vërtetim të gjendjes gjyqësore edhe nga autoritetet lokale kompetente. Në vërtetimin e gjendjes gjyqësore të përmendet se është lëshuar për qëllimet e procedurës së marrjes së shtetësisë bullgare.
  • Dokumenti i prokurorisë se kundër aplikuesit nuk ka procedurë penale për një vepër penale të natyrës së përgjithshme nëse personi jeton në mënyrë të përhershëm në Republikën e Bullgarisë;
  • Dokumenti mjekësor i lëshuar nga një komisioni konsultativ mjekësor (KKM) nga spitali që shërben personin sipas adresës së vendbanimit që vërteton se personi nuk vuan nga sëmundjet të përmendura në nenin 61, paragrafi 1, nenin 146, paragrafi 1, pikat 1 dhe 2 e Ligjit për Shëndetësinë, si edhe nga sëmundjet të transmetueshme në mënyrë seksuale; në mungesë të komsionit konsultativ mjekësor dokumenti lëshohet nga komisioni mjeksor i përgjithshëm të spitalit rajonal ose të rrethit – dokumenti lëshohet nga autoritetet përkatëse të huaja nëse aplikuesi jeton jashtë vendit; (Të përmendet se lëshohet me qëllim të marrjes së shtetësisë bullgare)
  • Deklarimi sipas një modeli, sipas Shtojcës № 4 të Urdhërit Nr. 1;
  • Dokumenti zyrtar që vërteton ndryshimin e emrave, nëse ka të tillë, dhe një dokument zyrtar të identifikimit të personit me emra të ndryshëm;
  • Fotografi aktuale, format pasaporte – 1 copë;
  • Curriculum vitae (autobiografia);
  • Fotokopja e një dokumenti që vërteton identitetin e aplikuesit;
  • Dokument zyrtar i lëshuar nga një autoritet kompetent bullgar apo të huaj në bazë të aktit të lindjes, regjistrit të popullsisë etj, i cili përmban të dhëna për origjinën bullgare e personit ose prejardhësit të tij, në rast se nuk mund të siguroni një dokument të tillë – një çertifikatë për origjinë bullgare, të lëshuar nga Agjencia shtetërore e bullgarëve jashtë vendit.

————————————————– ————————————————– ————

Dokumentet e paraqitura nga personat të interesuara, në varësi të vendit të huaj të origjinës, duhet të jenë në përputhje me dispozitat përkatëse të marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare ose Konventës për heqjen e kërkesës për legalizimin e akteve publike të huaj, të përpiluar në Hagë më 5 tetor 1961, në të cilën Republika e Bullgarisë është anëtare, ose me rregulloret për legalizimet, vërtetimet dhe përkthimet e dokumenteve dhe dokumenteve të tjera /shpallur FZ,  Nr. 73/1958, i ndryshuar dhe plotësuar. Nr. 107 nga 1964, Nr. 77 nga 1976, Nr. 96 nga 1982, Nr. 77 nga 1983 dhe Nr. 103 prej 1990), si edhe të sigurohen përkthime në gjuhën bullgare, të cilat të kryhen dhe të vërtetohen në mënyrën e përcaktuar.